Hekuran Puka është tifozi i Vëllaznimit të Gjakovës, i cili u gjobit ditën e sotme derisa po e ndiqte ndeshjen mes ekipit të tij të preferuar dhe Prizrenit në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.
Vetë ai, në një prononcim për Klan Kosova, e ka pranuar se ka sharë, mirëpo thotë se njëjtë kanë vepruar edhe shumë tifozë të tjerë të pranishëm në stadium.
“Në 2000 vetë, më kapi mu lotaria. Nuk e di a ka përjetuar najkush kësi dënimi. Patëm provokime. Unë kom shajtë, po kanë sha edhe tjerët. Unë s’kom gjujt as kurgjo”, u shpreh Puka, raporton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se nëse kjo gjobë nuk i anulohet, do ta ketë të pamundur ta mbajë familjen meqë thotë se pagën e ka më të vogël se dënimin e pranuar.
“Rrogën e kam 430 euro, dënimi 500 euro. Qysh me mbajt familjen?”, tha më tej ai.
Në fund, ai tha se kurrë në jetën e tij s’ka qenë në Polici.
Gjatë ditës u publikua edhe gjoba që i ishte shkruar Pukës, siç mund ta shihni më poshtë. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.