Piloti i Formula 2, Lirim Zendeli, ka thënë se për të ka qenë shumë i vështirë momenti kur e ka bërë të ditur se do të pauzojë në karrierën e tij për një kohë.
Ai, në Sport Show në Klan Kosova, ka theksuar se gjendja e vështirë financiare ia ka pamundësuar atij vazhdimin e karrierës në Formula 2.
"Ka qenë një moment shumë i keq, 12 vjet i kam karrierë që kanë qëndruar në motosport, momentin kur e kam bërë postimi më janë mbushur sytë me lot".
"Vendimi për ndërprerjen e pauzës bëhet me bashkë me ekipin, ne e kemi një buxhet që duhet të paguajmë për sezonin që nuk e kemi plotësuar, në fund më është dashtë të largohem".
"Problemi ishte që kemi pasë edhe biseda për sponzorim këtë vit, që për fat të keq nuk kanë ardhur si kemi pritur, në fund të vitit nuk e kemi pasur buxhetin, në fund u tërhoqa".
Zendeli u shpreh se përkrahësi i tij më i madh deri tani na karrierë ka qenë biznesmeni, Sali Ajdini.
"Përkrahësi im është më i madh Sali Ajdini më ka përfaqësuar dhe është duke më përfaqësuar akoma. Është vështirë të shkosh në këtë rrugë vetëm", ka thënë Zendeli.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.