Ateruan në Bullgari për histori. Futbollistët e Ballkanit janë të gatshëm për ndeshjen kthyese në kualifikimet e Ligës së Kampionëve kundër Ludogorets, ekip të cilin e mposhtën 2:0 në Prishtinë.
Ballkani nuk do të mbrohet, tha të martën trajneri Ilir Daja.
Kapiteni Edvin Kuc premton lojë të mirë ashtu siç bënë ditë më parë në Fadil Vokrri.
Tek ekipi kampion i Kosovës, është vetëm një mungesë, Kapra. Ndeshja Ludogorets – Ballkani zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00 në Bullgari dhe transmetohet në Artmotion.
https://www.youtube.com/watch?v=avrtaL4PfUU&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.