Pas realizimit të suksesshëm të operës Lo Speziale të Haydnit në qershorin e vitit 2023, sonte në një format koncertal paraqiten fragmente nga opera “Flauti Magjik”(Wolfgang Amadeus Mozart), nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit Peter Valentovic.
Magjia e Mozartit vjen me interpretim nga solistët e Operës së Kosovës dhe studentët e klasës së Muzikës Kamerale të Fakultetit të Arteve të UP-së (Prof. Asst. Besa Llugiqi – soprano).
Ky koncert mbahet sonte (e martë) në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Atelieja, në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.