Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në një banesë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku janë lënduar 3 zjarrfikës dhe një baba me fëmijën e tij.
Të rriturit, ndihmë mjekësore pranuan në vend të ngjarjes nga emergjenca e kryeqytetit, ngase nuk patën plagë të mëdha.
Ndërsa, fëmija që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në QKUK.
Kjo nuk është hera e parë që e njëjta ndërtesë përfshihet nga zjarri, njësoj pati ndodhur edhe në korrik të vitit të kaluar.
Për më shumë detaje , ndiqni kronikën e plotë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.