Lajmet e fundit

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit slloven Benjamin Sesko nga RB Leipzig për një shumë prej 76.5 milionë eurosh, me 8.5 milionë euro në bonuse.
22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin dhe ka zgjedhur "Djajtë e Kuq" përkundër interesit të madh nga Newcastle United dhe Arsenal.
“Historia e Manchester United është e veçantë, por ajo që më emocionon është e ardhmja. E ndjeva menjëherë atmosferën pozitive dhe është vendi ideal për të arritur potencialin tim të plotë", ka thënë Sesko.
Ai realizoi 21 gola në 45 ndeshje sezonin e kaluar për Leipzig dhe pritet të bëjë debutimin e tij për United ndaj Arsenalit javën e ardhshme.