Futbollisti 20-vjeçar, Dean Huijsen, i cili u transferua nga Bournemouth për një shumë prej 58 milionë eurosh, është deklaruar sot për herë të parë si lojtar i Real Madridit.
Huijsen tha se ai po bashkohet me klubin më të mirë në botë dhe është aty për të dhënë gjithçka nga vetja.
"Dua të falënderoj presidentin dhe klubin për besimin e tyre. Kam dashur të jem këtu që nga dita e parë, që kur më thirrën, nuk kam marrë në konsideratë asnjë ekip tjetër. Po bashkohem me klubin më të mirë në botë dhe jam këtu për të dhënë gjithçka nga vetja. Do të punojë sa më shumë që të mundem dhe do të mbetem modest. Shpresojmë që të fitojmë shumë trofe së bashku, duke filluar me Kupën e Botës për Klube. Madridi është klubi i jetës sime dhe shpresoj të jem këtu për shumë vite të tjera. Hala Madrid”, tha Huijsen.
Për trajnerin, Xabi Alonso, ai tha se folën lidhur me atë se çfarë e pret te Reali.
"Folëm pak për atë që ai pret nga unë. Mendoj se do të jenë disa vite të mrekullueshme".
Ndryshe, Huijsen ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030 me Real Madridin dhe do ta mbajë numrin 24. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.