Fjala refugjat është shpallur fjala më e përdorur në ketë vit nga fëmijët, ngaqë është shfaqur në qindra tregime të shkruara nga fëmijë të ndryshëm, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Oxford University Press ka analizuar më shumë se 120,000 tregime të shkurtra të dërguara për garën “500 fjalë”, organizuar nga BBC Radio 2.
Të gjeturat nga kjo analizë tregojnë që përdorimi i fjalës refugjat është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar.
Kjo garë përfshinë fëmijë nën moshën 13 vjeçare dhe organizohet që nga viti 2011.
Ndër fjalët tjera më të përdorura ishin Star Wars, Shakespeare, mediat sociale etj… .
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.