Aktori i ndjerë amerikan, Chadwick Boseman, humbi në kategorinë Oscar për aktorin më të mirë, pasi ky çmim shkoi për Anthony Hopkins për filmin “Babai”.
Boseman qe nominuar për performancën e tij në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”, dhe nuk do të ketë më mundësi që ta fitojë këtë çmim pasi që u nda nga jeta vitin e kaluar.
Ceremonia e Oskarëve këtë vit qen ngjarje e mbyllur, ku disa prej yjeve të Hollivudit u mblodhën në një ambient të hapur dhe ishin të pamaskuar.
Mirëpo Hopkins në fjalimin e tij të fitores nderoi kolegun e tij Boseman, dhe ajo që u llogarit si befasi tjetër në këtë mbrëmje është që çmimi për aktorin më të mirë u dha i fundit, pasi që tradicionalisht është çmimi për filmin më të mirë ai që jepet në përmbyllje të ceremonisë.
https://www.youtube.com/watch?v=g5PQKByUchA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.