Fisnik Asllani u bë sebep i shkarkimit të trajnerit të Suedisë.
Ai, të premten mbrëma shënoi golin e fitores në ballafaqimin ndaj Suedisë.
Bëhet fjalë për trajnerin Jon Dahl Tomasson, i cili përfundoi rrugëtimin si timonier i suedezëve, raporton Klan Kosova.
Tomasson pritet të mbetet gjatë në histori të kësaj kombëtareje, pasi u bë trajneri i parë që shkarkohet nga Suedia.
Ky edhe pse kishte në ekip yje si Alexander Isak e Viktor Gyokersh, e filloi dobët kampanjën kualifikuese duke humbur dy herë ndaj Kosovës, e një tjetër ndaj Zvicrës.
Ekipi i drejtuar nga Franco Foda pos në terrenin vendas, kishin fituar edhe në Prishtinë, me rezultat 2-0.
Këta janë në kërkim të ëndrrës për t’u kualifikuar për herë të parë në Kampionat Botëror, me dy fitore ndaj suedezëve dhe një barazimi me Slloveninë, gjasat mbeten reale.
Kurse, njëjtë fatin si trajneri suedez, e pati edhe ai i Serbisë, Dragan Stojkoviq, i cili u shkarkua menjëherë pas humbjes ndaj Shqipërisë.
Shqiponja që bëri sikur Fisnik Asllani, ashtu edhe Rey Manaj, bënë tërmet te kombëtaret përkatëse.
Ndërkohë, pikërisht humbja e Suedisë nga Kosova ia pamundëson Serbisë ta kërkojë kualifikimin në botëror nga Liga e Kombeve.
Ndryshe, bashkë me Suedinë janë edhe Uellsi, Rumania, dhe Irlanda Veriut, që do t’u bashkëngjiten 12 të tjerave që janë në vende të dyta për të kërkuar kualifikimin në Botëror përmes playoffit. /Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.