Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe ndaj Trepçës, në xhiron e shtatë të Prince Caffe Superligës.
Skuadra nga Gjakova në palestrën “Shani Nushi”, në një atmosferë impozante triumfoi me rezultat 75-72.
Çerekun e parë e nisi mirë Trepça, duke e fituar me rezultat 21-15, derisa në të dytin skuadra vendase u rikthye duke e fituar me rezultat 22-16.
Në çerekun e tretë, mitrovicasit u treguan më efikas, duke e fituar me rezultat të ngushtë 17-15.
Ndërkohë, çereku i fundit ishte i çmendur pasi skuadra vendase e fitoi me rezultat 23-18, me Burim Zekiqin i cili shënoi trepikëshin kryesor, atë të fitores për Vëllaznimin.
Te Vëllaznimi u dallua Burim Zekiqi, me 19 pikë, pesë kërcime dhe Damonte Dodd, me 15 pikë dhe 15 kërcime.
Derisa te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 17 pikë, katër kërcime dhe dy asistime. /Klankosova.tv
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.