Lajmet e fundit

64' Kosova po avancon 0-2 ndaj Sllovenisë. Zan Karnicnik shënoi një autogol të cuditshëm në minutën e 64-të.
61' Jan Oblak e mban Slloveninë në lojë, pret goditjen e fortë të Florent Muslijajt
53' Petar Stojanoviq është ndëshkuar me karton të kuq te Sllovenia. Ai mori të dytin të verdhë në minutën e 53-të pasi nuk i bëri ballë Dion Gallapenit.
47' Petar Stojanoviq ndëshkohet me karton të verdhë vetëm dy minuta pas inkuadrimit.
46' Sllovenia ndërhyn me dy zëvendësime. Futen Petar Stojanoviq dhe Dejan Petroviq. Largohen Jon Gorenc Stankoviq dhe Tomi Horvat.
46' Ka filluar pjesa e dytë mes Sllovenisë dhe Kosovës.
45' Kosova shkon në pushim mes pjesëve me avantazh 0-1 ndaj Sllovenisë.
26' Dy goditje të Kosovës, por njëra bllokohet nga mbrojtësi e tjetra pritet nga Jan Oblak.
16' Dy rivënie nga këndi për Kosovën, por nuk ka gol. Dardanët po e kërkojnë të dytin.
6' Kosova po avancon. Mërgim Vojvoda gjen Fisnik Asllanin dhe ky i fundit mposht portierin Jan Oblak.
___________________________________________________________________
Ndeshja midis Sllovenisë dhe Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës ka nisur, njofton Klankosova.tv.
Dardanëve iu duhet vetëm një pikë për të siguruar për herë të parë në histori Playoff-in.
Mirëpo, ata po e ëndërrojnë edhe vendin e parë, për të cilin kanë gjasa teorikisht.