Sonte janë zhvilluar edhe gjashtë ndeshjet e mbetura të javës së 14-të në Premier League.
Arsenali i cili kryeson tabelën me 33 pikë, e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 2:0, me golat e Mikel Merinos dhe Bukayo Sakas, duke e vazhduar kështu primatin.
Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua edhe në "Anfield Road" mes Liverpoolit dhe Sunderlandit të Granit Xhakës, që mbaroi 1:1.
Aktualisht "Macet e zeza" renditen të gjashtat me 23 pikë derisa "The Reds" janë të tetit me 23 pikë.
Mjaft gola u realizuan edhe në takimet e tjera si:
Leeds United - Chelsea 3:1;
Brighton - Aston Villa 3:4;
Burnley - Crystal Palace 0:1;
Wolves - Nottingham Forest 0:1.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.