Një burrë nga Massachusetts i ShBA-së shënoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari pasi përdori të njëjtin grup numrash, ish-numrin e telefonit të gruas së tij.
Kevin Connor tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij kur ata filluan të takoheshin.
Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen e tij.
"U zgjova të dielën në mëngjes, mora telefonin, shkova menjëherë te aplikacioni dhe shkova në veturë për të marrë biletën dhe për t'u siguruar që kisha numrat e duhur", tha ai.
Ai shtoi se fitimet e tij do të shkojnë drejt arsimimit të fëmijëve dhe blerjes për vete çorape të reja.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.