09.03.2016 · përditësuar para 3771 dite1 min lexim
Toropto Raptors nën udhëheqjen e Lowry e DeRozan poshtën 104 – 99 Brooklyn Nets për të qëndruar në ndjekje të Cleveland Cavaliers në krye të Konferencës së Lindjes. Për skuadrën njujorkeze spikati Lopez me 35 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen në Air Canada Center. Brooklyn vazhdon të renditet në vendin e parafundit, pa asnjë mundësi për të kapur zonën play off.
Një tjetër skuadër njujorkeze u mposht në këtë mbrëm,je të NBA. Bëhet fjalë për New York Nicks që u dorëzua 110 – 94 në parketin e Denver Nuggets. Edhe në këtë përballje me i miri rezultoi Carmelo Anthony me 30 pikë, por Naggets u shfaqën një grup më i bashkuar, duke shkëlqyer në pjesën e dytë.
Një sfidë pa shumë ritëm ishte rezultoi ajo mes Utah Jazz dhe Atlanta Haëks, që u mbyll me shifrat 84 – 91. Një goditje e rëndë për Utah, që duhet të rikuperojë një pozicion në renditjen e konferencës së Perëndimit për të arritur zonën Play Off.
Portland Trail Blazers iu imponua 116-109 Washington Wizards në kohën shtesë. Gabimet e njëpasnjëshme të Wall dhe Morris u kushtuan rëndë Wizards, ndërsa për Blazers shkëlqeu i zakonshmi Lillard me 41 pikë, 11 asist dhe 5 topa të kontrolluar nën tabelë.
Surprizon për të dytën ndeshje radhazi në Staple Center Los Angeles Lakers, që mposhti 107 – 98 Orlando Magic. Edhe pa Kobe Bryant kalifornianët ishin të papërmbajtshëm para publikut të tyre, duke i shkaktuar humbjen e tretë radhazi Orlandos.
Reagon menjëherë San Antonio Suprs pas humbjes me Indiana Pacers. Teksanët u imponuan 91 – 116 në parketin e Minessotta Timberwolves, të udhëhequr nga LaMarcus Aldrige, që regjistroi 29 pikë, 4 asist dhe 7 ribound.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.