Lojtari më meritor në triumfin e Uorriors ishte Stephen Curry që realizoi 33 pikë.
Përpos kësaj ai bëri edhe pesë asistime dhe tetë kërcime.
Në anën tjetër te Grizzlies u dallua spanjolli Marc Gasol që arriti të realizoj 19 pikë.
Tani rezultati në mes të dy klubeve është i barabartë 2:2.
Këso bilanci pati edhe në një ballafaqim tjetër të gjysmëfinales por në konferencën lindore.
Aty Atlanta arriti ta mund Uashingtonin ngushtë 106:101, ndërsa lojtari kryesor i Havks ishte Jeff Teague duke realizuar 26 pikë.
Megjithatë basketbollisti më efikas i sfidës doli ai i skuadrës humbëse Vizards Bradley Beal që shënoi plotë 34 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=sFe3_v7tyf4
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.