Hoffenheimi është mundur në shtëpi 1-2 nga Mainzi në Bundesligë.
Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani kishte realizuar golin e barazimit në minutën e 23-të, por mysafirët ishin më të vendosur për të fituar ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të të ligës më të rëndësishme gjermane.
Lojtari tjetër i Kosovës, Leon Avdullahu, që kishte munguar për shkak të lëndimit, u inkuadrua në minutën e 61-të.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.