Sot, tek emisioni ''Ora e Pasdites'' i ftuar ishte Fisnik Çerkini nga CoolnFresh Magazine.
Një djal i cili e ka bërë ndryshimin më pozitiv që një medium i vogël si i tij e ka bërë në vendin tonë, sidomos në një botë virtuale ku toksiciteti po vazhdon të rritet dita e ditës, e këtë ndryshim po e vazhdon me e bo me një hap të ri në karrierën e tij si stand- up komedi.
Ai, në bashkwbisedim me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi diskutuan, si është të menaxhosh një rrjet të tillë të sarkazmës në Kosovë por edhe si është të kalosh një hap tutje si komedian i stand- up i komedis.
''Ne jemi afër 15 persona, ne vetëm e kemi një emision në CoolnFresh Magazine që quhet ''Unë edhe ti''. Arsyeja se përse kemi pasur shumë mysafirë është se jemi munduar që t’a mbajmë një nivel të mysafirëve, kur e kemi pas episodin 100 nuk kemi thirr mysafirë dhe kam thënë që ne e kemi një kusht për me ardh në emisionin tonë, dhe ai është që vetëm duhet t’a kesh një profesion. Ne mundohemi që të jemi sa më të sinqert, mysafirët e mi nuk janë në dijeni se çfarë pyetje do ju bëjë dhe nuk insistojn asnjëhere që me i dit pyetjet. Sa i perket stand- up komedis, unë kam përgatit një permbledhje të mendimeve të mija prej kur ka fillu CoolnFresh, çfarë kam parë unë, si e shoh unë botën, shpresoj që njerëzve do ju duket interesant'', theksoi ai.
Për ta shikuar intervisten e plotë, klikoni tek linku i mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Msta6-IJ7qQ
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.