Aktori Laurence Fishburne, e ka dhënë mendimin e tij për filmin “The Matrix Resurrections”, duke thënë që nuk ka qenë aq i mirë sa ai ka shpresuar të ishte.
Fishburne, i cili e kishte luajtur rolin e Morfeut në trilogjinë e Matrix, ishte njëri prej yjeve kryesore që nuk ishte pjesë e filmit të katërt.
“Nuk ishte aq i keq sa kam menduar se do të ishte, dhe nuk ishte aq i mirë sa kam shpresuar të ishte,” ka thënë Fishburne për The School For Good And Evil të Netflixit.
“Mirëpo mendoj që Carrie-Anne Moss dhe Keanu Reeves e kanë kryer punën e tyre”.
Ndërkaq, i pyetur nëse ndihet që i kanë ikur shumë gjëra duke mos qenë pjesë e këtij projekti, Fishburne ka thënë që realisht nuk mendon ashtu.
https://www.youtube.com/watch?v=9ix7TUGVYIo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.