Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson me humbjen nga Kosova, Graham Potter përfundimisht ka firmosur si trajner i ri i përfaqësueses së Suedisë, me misionin për të kualifikuar skuadrën për Kupën e Botës 2026.
Suedia aktualisht renditet e fundit në Grupin B të kualifikimeve, me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve, transmeton klankosova.tv.
Potter, i cili është pa punë që nga shkurti i vitit 2025 pas largimit nga West Ham, ka një lidhje të ngushtë me futbollin suedez, pasi drejtoi Ostersunds FK për shtatë vjet, ku e ngjiti ekipin nga divizioni i katërt në elitë dhe në garat evropiane.
https://klankosova.tv/graham-potter-mund-te-behet-trajneri-i-ri-i-suedise/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.