Regjisori David Fincher ka folur për përfshirjen e këngëve të bendit britanik, The Smiths, në albumin filmik të filmit të tij të ri, The Killer.
Në këtë film, Michael Fassbender e luan rolin e një vrasësi të trazuar, që bazohet në romanin grafik të Alexis Nolentit.
“The Smiths ishin një shtesë në post-produksion sepse e dija që doja ta përdorja ‘How Soon Is Now?” dhe e dua idenë e asaj kënge specifikisht si një mjet për zbutjen e ankthit të tij [protagonistit]”, ka thënë Fincher sipas IndieWire.
“Më pëlqente si kasetë meditimi, mendoja që ishte zbavitëse dhe qesharake”.
“Nuk mendoj të ketë ndonjë librari muzikore nga ndonjë artist që ka natyrë aq sardonike dhe njëherësh aq zgjuarsi sa ajo e The Smiths, dhe ne nuk kemi edhe gjithaq qasje se kush është ky njeri [personazhi]”.
Mendoja që përmes këtij mikstejpi do të ishte interesante, dhe do të na shërbente si dritare për të hyrë brenda tij”.
https://www.youtube.com/watch?v=vs1epO_zLG8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.