"MetLife stadium" do të jetë arena për 'finalen' para finales së vërtetë në Kupën e Botës.
Dy skuadrat e mëdha të futbollit evropian, fituesi i sivjetmë i Champions League, Paris Saint Germain, dhe gjiganti Real Madrid, përballen në gjysmëfinale.
Parisienët synojnë të kompletojnë një stinor perfekt, ndërsa Madrilenët kërkojnë ta nisin mbarë epokën e Xabi Alonsos.
Kjo ndeshje pritet të jetë një spektakël, që do të fillojë nga ora 21:00 dhe transmetohet në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion, në kanalin Sport1.
Kush do të triumfojë sonte mbetet të shihet!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.