Nesër, e mërkurë, duke filluar nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja finale e UEFA Supercup, që përball mes tyre kampionët e Champions League, Real Madrid, dhe ata të Europa League, Eintracht Frankfurt.
Këtë ballafaqim në vendin tonë mund ta ndiqni direkt në kanalet Sport 1 dhe Klan Kosova me komentimin e Arlind Sadikut.
Real Madrid do të synojë ta nisë sezonin me një trofe të ri në sirtarët e klubit më të lavdishëm të futbollit evropian, pasi stinorin e kaluar e mbylli me trofeun e 14-të të Champions League, kurse Frankfurti fitoi vetëm për herë të dytë në histori garën e Europa League, duke mposhtur në finale klubin skocez Rangers pas penalltive.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid (4-3-3); Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr
Frankfurt (3-4-3); Trapp; Toure, Ndicka, Tuta; Knauff, Sow, Rode, Lenz; Gotze, Kamada, Borre
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.