“Final 8” në Ligën Unike vjen më në fund me finalet e mëdha. Pas dueleve të çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve tashmë do të luhen edhe finalet e mëdha të edicionit të parë në histori të kësaj gare. E këto dy akte të fundit normalisht se nuk do të mungojnë në platformën numër një në vend dhe adresën e vërtetë të basketbollit në Kosovë, Artmotion.
16:00 RAHOVECI – GOGA BASKET ART SPORT 1
Spektakli fillon me duelin për pozitën e tretë, atë mes Rahovecit dhe Goga Basketit, të cilët luajnë në palestrën e tyre “Dhimitraq Goga” dhe mund të llogariten ndoshta pak më të favorizuar ndonëse janë skuadra e vetme nga Shqipëria që kanë arritur ta kalojnë raundin e parë. Ky duel luhet sot(e mërkurë) me fillim nga ora 16:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Rahoveci nuk arriti dot finalen e madhe pasi në aktin gjysmëfinal u mposhtë nga Peja me rezultat tejet të ngushtë 73-71. Nga ana tjetër, kundërshtarët e tyre Goga Basketi pasi mposhtën Tiranën në raundin e parë në gjysmëfinale ranë viktimë e Golden Eagle Yllit duke humbur 86-74.
Kjo ndeshje nuk duhet humbur asesi, pasi është një përplasje titanike mes skuadrave që kërkojnë pozitën e tretë në edicionin inagurues të Ligës Unike.
Rahoveci, 5-shja e mundshme startuese:
Morina, Davis, Daniel, Qallaku, Ikpeze
Goga Basket, 5-shja e mundshme startuese:
Blagojeviç, Thano, Ramme, Djokovic, Hysenagolli
19:00 PEJA – G.E Ylli ART SPORT 1
Finalja e madhe e edicionit të parë të Ligës Unike do të jetë e tëra e mbuluar nga ngjyrat verdhë e zi, kjo pasi në të do të luajnë Peja dhe Golden Eagle Ylli. Kjo ndeshje super interesante, atraktive, por edhe e rëndësishme luhet sot (e mëkurë) me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Peja për të arritur deri në finale ka eleminuar fillimisht Vllazninë në duelin hapës, e pas tyre rrugës ka rrëzuar edhe Rahovecin. Nga ana tjetër Golden Eagle Ylli ka kaluar Sigal Prishtinën si dhe Goga Basketin.
Finalja pritet të jetë krejtësisht e paparashikueshme, kjo sepse të dy skuadrat do të hyjnë në të super të motivuara. Një gjë është e sigurt, trofeu i parë në histori të Ligës Unike vjen në Kosovë, por a në Suharekë apo në Pejë… kjo mbetet të shihet sot në Artmotion.
Peja, 5-shja e mundshme startuese:
Walton, Kovaqi, Grapci, Shoshi, ëalters
G.E Ylli, 5-shja e mundshme startuese:
Wilbekin, Kastrati, Gill, Bunjaku, Morina
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.