Portugalia dhe Spanja do të përballen në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s sonte, me ndeshjen që do të zhvillohet në Allianz Arena.
Kur ka mbetur edhe pak kohë para nisjes së ndeshjes, trajnerët tashmë i kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Kjo përballje është po ashtu shumë e veçantë, për faktin se ka edhe përballje mes gjeneratash.
Kokë më kokë sonte do të ballafaqohen Cristiano Ronaldo dhe Lamine Yamal.
Kjo ndeshje nis nga ora 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.