Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, po qëndron në “Allianz Arena”, ku do ta ndjek nga afër finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në mes PSG-së dhe Interit.
Sadiku tha se atmosfera në “Allianz Arena” është e jashtëzakonshme e cila po mbretëron në këtë finale.
“Një duel italiano-francez, ku Interi ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndërsa Parisi nuk e ka fituar asnjëherë. Megjithatë, PSG-ja ka eliminuar disa nga skuadrat më të forta dhe sonte llogaritet favorit për ta fituar këtë finale”, tha Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Finalja në mes PSG-së dhe Interit mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
https://www.youtube.com/watch?v=XjaqQAA_yIo
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.