Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës për Klube në mes Chelseat dhe PSG-së.
Në kompeticionin që u organizua për herë të parë, Chelsea arriti në finale pas fitores prej 2-0 ndaj Fluminenses, ndërsa Parisi pasi e shkatërroi Realin me rezultat 4-0.
Në finalen e sotme i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ndeshjen mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare.
Tashmë të dyja skuadrat i kanë bërë zyrtare formacionet, të cilat mund t’i gjeni më poshtë:
Chelsea: Sanchez, James, Chalobah, Colwill, Cucurella, Enzo Fernandes, Caicedo, Nkunku, Palmer, Neto dhe Joao Pedro.
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes, Vitinha, Neves, Ruiz, Doue, Dembele dhe Kvaratskhelia.
