Pas humbjes nga Lille i Edon Zhegrovës, në hapje të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, kampioni aktual i Evropës, sonte zbret në stadiumin e tyre për ballafaqimin e dytë e ku përball ka nënkampionët.
Real Madrid kërkon të kthehet te fitorja në duel me Borusia Dortmundin, skuadër të cilën e mposhti në finalen e sezonit të kaluar, 2-0, raporton Klankosova.tv.
Kjo super ndeshje do të transmetohet kanalin
Sport 1 të platformës gjigante,
Art Motion, me komentator Andin Lokaj.
Gjermanët nuk i kanë mposhtur "mbretërit" që nga viti 2014, kur Marco Reus realizonte dobjetë në fitoren 2-0. Që atëherë "Merengezët" regjistruan dy barazime dhe tri fitore e fundit në finalen e zhvilluar në "Wembley Stadium" të Anglisë.

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.