Barcelona dhe Juventus do të luajnë finalen e 60-të të Champions League, ndërsa historia na jep shumë finale dramatike.
Më 13 qershor të vitit 1958, në Parc des Princes, Real Madrid fitoi të parën Kupë Europiane duke mposhtur Stade de Remis me rezultat 4-3. Veç kësaj, janë edhe gjashtë finale tjera që mbeten përherë në histori për dramaticitetin dhe spektaklin e prodhuar, transmeton Klan Kosova.
-Finalja e vitit 1960 mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt që përfundoi me fitore 7-3 të mbretërve.
https://www.youtube.com/watch?v=1H_89ue5s20
Ndeshja u luajt në Hampden Park dhe është ndër më të mirat në historinë e futbollit. Ylli i Real Madridit, Ferenc Puskuas shënoi katër gola ndërsa Alfredo di Stefano tre të tjerë.
-Finalja e vitit 1974, në të cilën u përballën Bayern Munchen dhe Atletico Madrid. Kjo njnëherësh është e vetmja finale që është riluajtur.
https://www.youtube.com/watch?v=IVhb7C-t3ZQ
Atletico e kishte në dorë titullin kur kishin mbetur edhe katër minuta për t’u mbyllur ndeshja. Por, një kërcim i lartë i Schwarzenbeck që u kthye në gol çoi ndeshjen në vazhdime. Gjermanët në ato minuta u treguan më të përgatitur se spanjollët dhe rrëmbyen trofeun.
-Finalja e vitit 1985 mes Juventus dhe Liverpool, që përfundoi me fitore të italianëve.
https://www.youtube.com/watch?v=KjfKHiYLBbw
Kjo njihet edhe si katastrofa e Heysel, në të cilin vdiqën 39 veta dhe qindra u lënduan, por loja vazhdoi. Juventus fitoi falë një penaltie të paqenë, të cilën në gol e ktheu Michel Platini.
-Finalja e vitit 1986 në të cilën u përballën Steaua Bucharest dhe Barcelona.
https://www.youtube.com/watch?v=osGXE2Aje5Q
Katalanët ishin favorit dhe luanin në tokën spanjollë, në Sevilla. Por, ata nuk mund shënonin asesi, as në penalty. Heroi rumun, Dukadam ishte heroi i ndeshjes e cila përfundoi vetëm pas ekzekutimit të penaltive me rezultat 2-0.
-Finalja e vitit 2005 mes Liverpool dhe Ac Milan që përfundoi pas ekzekutimit të penaltive dhe cilësohet si rikthimi i të gjitha rikthimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=tPEmC3vN-bQ
Pas pjesë së parë Liverpool ishte në disavantazh të thellë, prej tre golash. Por, në një rikthim të jashtëzakonshëm, djelmoshat e Rafa Benitez, arritën që të çudisin të gjithë, për të fituar trofeun e madh.
-Finalja e vitit 2011, në të cilën u përballën Barcelona e Manchester United.
https://www.youtube.com/watch?v=VoJR7GbJptg
Ndeshja u mbyll me rezultat 3-1, por jo vetëm kaq. Të përzgjedhurit e Pep Guardiola u dhanë shkollë ‘Djajve të Kuq’, për atë se si luhet futbolli. Ferguson nuk kishte zgjidhje për të ndalur Xavi e Messi.
klankosova.tv