Golden State Warriors janë një fitore larg shpalljes kampion të NBA , për herë të parë që nga 1975, pasi mposhtën Clevleand Cavaliers, me rezultat 104-91 në ndeshjen e pestë të finaleve të NBA që u zhvillua të dielën mbrëma.
Luftëtarët tani avancojnë 3-2 në serinë e finaleve, falë fitores së tyre të dytë radhazi dhe janë një hap afër titullit kampion.
Stephen Curry u rikthye në formën e tij të shkëlqyer duke e udhëhequr ekipin e tij me 37 pikë, 13 nga 23 gjuajtje duke përfshirë 7 treshe prej 13 gjuajtjeve.
Kalorësitë u munduan të kundërpërgjigjen në mënyrën e tyre, me Lebron James në qendër me zgjatjet e tij por Luftëtarët luajtën një fund të furishëm për ta siguruar fitoren në shtëpinë e tyre.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.