Pjesa e parë në mes Liverpoolit dhe Real Madridit ka dhuruar spektakël, gola, gabime dhe shumëçka tjetër.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Darwin Nunez, qysh në minutën e 4’, teksa Mohamed Salah, dyfishoi epërsinë në minutën e 14’, pas gabimit të portierit të Real Madridit.
Real Madridi u kthye në lojë shpejtë duke e ngushtuar epërsinë fillimisht me Vinicius Junior, në minutën e 21’. Vinicius Junior realizoi edhe njëherë në minutën e 35', pas një gabimi nga portieri i Liverpoolit, duke e barazuar rezultatin në 2-2.
Kështu pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat, ani se kishte raste nga dy anët edhe të kalonin në epërsi. /Klankosova.tv.
https://twitter.com/i/status/1628132395601002496
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.