Katër klubet më të mira të Ligës Unike në konkurrencën e femrave do të zbarkojnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të cilat ‘luftojnë’ për trofeun e kësaj gare.
Bëhet fjalë për Penzën, Bashkimin, Prishtinën dhe Flamurtarin që do të luftojnë për trofeun mbarëshqiptar, në edicionin e saj të parë për konkurrencën e femrave.
Me “Final Four” që do të zhvillohet sot dhe nesër, gjysmëfinalja e parë do të fillojë në orën 16:00 me derbin kosovar mes Penzës dhe Bashkimit. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet në orën 19:00 mes Prishtinës dhe Flamurtarit teksa këto dy ndeshje vijnë drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Finalja e madhe dhe ndeshja për pozitat 3-4 do të zhvillohen të enjtën e 24 marsit ndërsa siç kanë bërë të ditur organizatorët, hyrja do të jetë falas për adhuruesit e basketbollit.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.