Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se filmi "Pa vend" me regji të Samir Karahodës ka fituar çmimin kryesor për filmin e shkurtë në Cinemed, Festivalin Mediteran në Montpellier, Francë.
Nga MKRS e urojnë të gjithë ekipin e filmit për suksesin, transmeton Klankosova.tv.
"Një tregim i veçantë nga Kosova që po pushton festivalet më të njohura në botë. Shumë urime për gjithë ekipin dhe suksese edhe më tutje".
"Filmi "Pa Vend" sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme. Filmi i zhanrit docu-fiction përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve", thuhet në njoftimin e MKRS-ës.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.