Filmi i Robert Budinës, “Pikë Uji”, do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të cmimeve Oskar.
Në këtë film rolin kryesor e luan aktorja nga Kosova, Gresa Pallaska.
“Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike ERA FILM me filmin artistik me metrazh të gjatë «Pikë Uji», regjia Robert BUDINA”, njofton Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
“Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturën e paraqitur nga shtëpia kinematografike ERA FILM për filmin «Pikë Uji» si përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë «International Feature Film në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR®»”.
“QKK i uron suksese regjisorit Robert Budina dhe producentes Sabina Kodra”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.