02.12.2017 · përditësuar para 3143 dite1 min lexim
Filmi “Martesa” i regjisores Blerta Zeqiri ka arritur t’i fitojë dy çmime në Festivalin e Filmit “Black Tallinn Nights”, njofton Klan Kosova.
Ky film u shpërblye me Çmimin e Kritikës si dhe me Çmimin Special të Jurisë për Ansamblin (aktorët) më të mirë.
Përpos Zeqirit, si producent, bashkëskenarist dhe montazher i këtij filmi ka shërbyer Kreshnik Berisha, i njohur si Keka i Orës Shtatë.
Ndërkaq, Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu luajnë në rolet kryesore të këtij filmi.
https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1779751968736656/
https://www.themarriagefilm.com/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.