Pas prezantimit të suksesshëm në Kanë, filmi “Lost Frames” i regjisorit kosovar Samir Karahoda, është ftuar të marrë pjesë në Montreal Nouveau Marché, pjesë e Festival du Nouveau Cinéma, një prej platformave më të rëndësishme të industrisë së filmit autorial në Amerikën e Veriut.
Në këtë kuadër, Lost Frames do të prezantohet në International Showcase dhe do të ketë mundësinë të zhvillojë takime një-me-një me disa prej platformave dhe kompanive më të rëndësishme ndërkombëtare si Netflix, Warner Bros, EuroImage, Arte Kino, Telefilm Canada, CBC si dhe distributor me renome botërore.
Këtë vit, vetëm 12 projekte nga e gjithë bota janë përzgjedhur për këtë program ekskluziv, duke i dhënë projektit kosovar një mundësi të veçantë për të ndërtuar bashkëprodhime të reja dhe për të forcuar praninë e kinemasë sonë autoriale në tregun global./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.