Filmi i gjatë artistik “Pikë Uji”, me regji nga Robert Budima, producente Sabina Kodra, dhe bashkëproducent Luan Kryeziun, do të jetë propozimi i Shqipërisë për edicionin e 97 të Çmimeve të Akademisë së Oscars.
Në rolin kryesor: Gresa Pallaska; në rolet dytësore nga Kosova: Astrit Kabashi dhe Arben Bajraktaraj.
Filmi është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë – Shqipëri, Qendrës Kinematografike të Kosovës, MIBACT Itali, Agjencisë së Filmit në Maqedoninë e Veriut, Evropës Kreative dhe SEE – Rrjetit të Kinemave të Evropës Juglindore.
Detajet shtesë për këtë ngjarje do të jepen në konferencën e nesërme me gazetarë në zyrat e Qendrës Kinematografike të Kosovës, nga ora 11:00, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues nga ekipi realizues nga Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.