"The Holdovers" ka pesë nominime për Oscar... dhe tani, akuzohet për plagjiaturë. Epo, kjo është e sikletshme...
Filmi i Alexander Payne, me skenar nga David Hemingson, është akuzuar për plagjiaturë rresht pas rreshti. Ajo që është më e keqja është se filmi është nominuar për skenarin më të mirë origjinal, kundër “Maestro”, “Anatomy of a Fall”, “May December” dhe “Past Lives” - që përfundoi dritaren e votimit në fund të muajit të kaluar, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.
Sipas shkrimtarit të “Luca” dhe “Paddington 2”, Simon Stephenson, skenari ka ngjashmëri të habitshme me skenarin e tij të paprodhuar të vitit 2013, “Frisco”, që flet për një pediatër cinik, i cili e gjen veten duke u kujdesur për një pacient adoleshent për disa ditë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.