Edicioni i 93-të i ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Oscars 2021” do të mbahet në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Po ashtu do të ketë një organizim më ndryshe se herave të tjera, pos Los Angelesit ku mbahej çdo herë ky festival, ai do të del edhe jashtë kufijve të Amerikës, ku do të ketë edhe dy skena të tjera të prezantimit një në Britani të Madhe dhe një në Francë.
Nga 23 çmime që do të ndahen për kategori të ndryshme, ka disa filma të cilët janë të nominuar më shumë se një herë.
Filmi "Mank" i regjisorit David Fincher është pjesë e 10 nominimeve, duke u radhitur i pari në listën e filmave më të nominuar të natës.
Filmat më të nominuar të natës janë:
10 nominime - Mank
6 - The Father
6 - Judas and the Black Messiah
6 - Minari
6 - Nomadland
6 - Sound of Metal
6 - The Trial of the Chicago 7, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.