21.07.2018 · përditësuar para 2911 dite1 min lexim
Në natën e pestë të edicionit të dhjetë të festivalit të filmit, Pri Fest, fituesja e çmimit Oscar, aktorja Vanessa Redgrave do të jetë prezente në Teatrin Kombëtar për ta prezantuar filmin e saj "Sea Sorrow".
Filmi ka filluar të shfaqet me fillim në orën 20:00.
Pas filmit me aktoren e mirënjohur do të ketë edhe bisedë.
Redgrave është nominuar për Oscar gjashtë herë dhe një herë e ka fituar me atë për Aktorja më e mirë në Rolin Dytësor me 1977, për përformancën e saj në filmin Julia.
Filmat e saj më të famshëm, pos Julia, janë Howard’s End, The Bostonians, Mary Queen of Scots, Isadora, Morgan, A Suitable Case for Treatment, A Man for All Seasons and Camelo.
https://www.youtube.com/watch?v=a2LciGOGQXg
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.