Produksioni për katër filmat e Avatar-it ka filluar në Manhattan Beach më herët gjatë kësaj jave.
Në prill, ishin konfirmuar që katër vazhdimet filmike të Avatar-it do të realizoheshin në vitet 2020 deri më 2025.
Të gjithë këta filma kanë një buxhet prej 1 miliard dollarësh, dhe më saktësisht xhirimet kanë filluar të hënën në Manhattan Beach, pohon Deadline, transmeton Klan Kosova.
Regjisori, James Cameron, nuk është fare i shqetësuar për distancën mes filmave, duke e krahasuar me distancën mes filmave Terminator 2 dhe Aliens.
“Ishte një dallim shtatëvjeçar mes The Terminator dhe Terminator 2: Judgement Day, dhe dallim shtatëvjeçar mes Alien dhe Aliens”, tha Cameron për CNN.
https://www.youtube.com/watch?v=aVdO-cx-McA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.