10.04.2017 · përditësuar para 3382 dite1 min lexim
Kompanitë Univison dhe Netflix po e filmojnë serinë televiziv për jetën e bosit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, e që do të transmetohet këtë muaj.
Për ironi, ri-arrestimi i tij më 2016, ka krijuar vështirësi të përgjakshme për kartelin e tij të droges, Sinaloan, andaj producentët e serinë menduan se do të ishte më sigurt që të filmohej në Kolumbi, vendi që dikur ishte epiqendra e dhunës së drogës në këtë hemisferë.
Titulli i këtij serinë do të jetë vetëshpjegues: “El Chapo”.
Kur Netflix dhe Univison paralajmëruan serinë vitin e kaluar, thanë se është i bazuar në tregimin e jetës së një prej kriminelëve më famëkeq të botës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.