Me moton: “Imunizimi është i mundshëm për të gjithë,” në këtë vit shënohet Java Botërore e Imunizimit, e cila synon të promovojë fuqinë jetëshpëtuese të imunizimit për të mbrojtur njerëzit e të gjitha moshave kundër sëmundjeve të parandalueshme me vaksina.
Në një njoftim për media Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se moto e këtij viti, thekson rëndësinë e vazhdimit të vaksinimit për një të ardhme të shëndetshme dhe mbrojtje të vazhdueshme për fëmijët dhe të rinjtë.
"Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe efektive për t'u mbrojtur kundër sëmundjeve të dëmshme, duke përforcuar sistemin imunitar të trupit dhe duke e bërë atë më të fortë për t'u përballur me infeksionet", thuhet në njoftim.
Ndër tjera, shtohet se vaksinat janë prova se më pak sëmundje, më shumë jetë është e mundur kur e vendosni mendjen aty. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.