Euroliga rikthehet këtë javë, duke sjellë emocione dhe duele të zjarrta mes skuadrave më të mëdha evropiane.
Nga kjo e martë, nis edicioni i ri i garës më të fortë të klubeve në kontinent, ku pritet të shohim përballje spektakolare, yje të mëdhenj të parketit dhe atmosfera unike në arenat më prestigjioze të basketbollit.
Për të gjithë adhuruesit e basketbollit, lajmi më i madh është se të gjitha ndeshjet e Euroligës do të transmetohen ekskluzivisht në Artmotion, duke ofruar përvojën më të mirë televizive me cilësi të lartë dhe komentim profesional.
Ky edicion starton me duelin ne mes te Hapoel Tel-Aviv dhe Barcelonës që starton nga ora 18:00 dhe do të transmetohet direkt në Sport 3.
Nga kjo javë, çdo e martë, e enjte dhe e premte, shikuesit do të kenë mundësinë të shijojnë më të mirën që ofron basketbolli evropian vetëm në Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.