Lajmet e fundit

Tirana International Film Festival në edicionin e tij të 13-të është rikthyer në Tiranë, duke mbledhur së bashkë artistë dhe kinetastë nga e gjitha bota. Ceremonia e hapjes së këtij festivali është organizuar mbrëmë me një event të veçantë me pjesëmarrjen e njerëzve të artit, kulturës dhe politikës. Prezente ishte edhe ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, raporton Anadolu Agency.
Sipas organizatorëve të këtij festivali janë 4,200 aplikime për filma nga 110 vende të botës që kanë synuar pjesëmarrjen në TIFF dhe sipas tyre janë treguesi i cilësisë së këtij festivali.
Hollywood Foreign Press Association e ka renditur Tirana International Film Festival mes 102 festivaleve më të rëndësishme botërore për vitet 2015-2016.
Për publikun gjatë 9 ditëve të festivalit nuk do mungojnë historitë interesante, personazhet pikante dhe filmat me tematika të ndryshme. Programi si në garën e filmave të gjatë artistikë po ashtu edhe të shkurtër është shumë i pasur me tituj si "Cash Only" nga Malik Bader, "Babai" i Visar Morina, "Burrnesha" nga Laura Bispuri, "Xenia" nga Panos H. Koutras, "Banat, Il viaggio" nga Adriano Valerio, etj.
Tirana International Film Festival do të organizohet nga datat 28 tetor -5 nëntor 2015.