Pas largimit të José Mourinho nga stoli i Fenerbahçe, klubi turk nisi kërkimin për një trajner që mund të nisë një cikël të ri.
Mes emrave të konsideruar, spikati Filipe Luís, aktualisht trajner i Flamengo dhe një prej trajnerëve të rinj me potencial të madh në Amerikën e Jugut, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë, ish-lojtari brazilian, i cili u tërhoq nga futbolli në 2023, refuzoi ofertën.
Pas fitores së ekipit të tij kundër Juventude, ai bëri të qartë se prioriteti i tij mbetet projekti që po udhëheq në Brazil. Filipe theksoi se ndjehet i nderuar nga interesi i klubit turk, por nuk dëshiron të bëjë një hap që mund të rrezikojë zhvillimin e tij si trajner.
Fenerbahçe kishte parë te Filipe një profil të ri, me ide moderne dhe eksperiencë si futbollist në nivele të larta, duke përfshirë kohën e tij te Atlético de Madrid dhe kombëtarja braziliane.
Por trajneri beson se momenti për një sfidë europiane nuk ka ardhur ende, pasi ai ka ende shumë për të dhënë në Brazil.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.