Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, sonte sjellin interpretimin e oratoriumit “Messiah” nga Handel, në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Filharmonisë së Kosovës dhe në nderim të dirigjentit të parë kosovar dhe themeluesit të Filharmonisë, Bahri Çela.
Nën drejtimin e mjeshtrit Marcio da Silva, Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me ansamblin OrQuesta nga Anglia, do të interpretojnë oratoriumin monumental Messiah, me pjesëmarrjen e një kasti të dalluar solistësh vendorë dhe ndërkombëtarë: Kaltrina Miftari – soprano, Nathan Mercieca – kontratenor, Kieran White – tenor, Jack Lawrence-Jones – bariton si dhe instrumentistët: Cédric Meyer – leut, Stephanie Gurga – çembalo dhe Lekë Salihu – organo/tastierë.
Koncerti mbahet sonte dhe nesër, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.