Filharmonia e Kosovës ka filluar përgaditjet me dy njësi në grupe të vogla të korit dhe orkestrës ku edhe zyrtarisht ka nisur sezonin e ri.
Koncertet e Filharmonisë pritet që të kthehen gjatë muajit tetor por me numër të kufizuar të pjesëmarrësve.
“ Pas shkëputjes prej më shumë se gjashtë muajsh, që kur vendi u fut në izolim përshkak të pandemisë dhe ballafaqimit me përhapjen e virusit COVID-19, urojmë që të jetë një fillim i mbarë për sezonin të cilin tashmë kemi filluar ta planifikojmë. Filharmonia do t’i kthehet koncerteve me numër të kufizuar të pjesëmarrësve gjatë tetorit. Shihemi së shpejti!”thuhet në një postim në Facebook të Filharmonisë, transmeton Klan Kosova.
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.