Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike u realizua në kryeqytetin gjerman, ku Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, së bashku me Choralspace Festival Choir, Konzertchor Munster dhe Korin e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, sollën një përvojë unike korale 360° për publikun.
Në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, thuhet se në një sallë të mbushur plot, publiku duartrokiti interpretimet e solistëve Kaltrina Miftari dhe Elona Sadiku, Flaka Goranci, Andre Khamasmie dhe Simon Robinson, në një program të pasur artistik.
Programi përfshiu veprat: “Requiem für Mignon, op. 98b” nga Robert Schumann, “Ballin lartë!” nga Valton Beqiri dhe “Stabat Mater, op. 58” nga Antonin Dvorak. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.