Në shënim të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, sonte nga ora 20:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizohet koncert nga Filharmonia e Kosovës dhe Opera e Kosovës.
Kështu bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra dhe Kori do të interpretojnë vepra nga Karl Jenkins, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Franz Schubert.
Në rolin e solistëve do të prezantohen Zana Abazi Ramadani - soprano, Ismet Vejseli - tenor, dhe Denik F. Prizreni - bariton.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.